Skuadra e Interit është një hap pranë finales së Champions Leageu.
Zikaltërit fituan përballjen e parë gjysmëfinale ndaj Milanit me rezultat 2-0, e cila u zhvillua në “San Siro”.
Edin Dzeko i dha epërsinë Interit në minutën e 8-të, ndërsa Henrikh Mkhitaryan shënoi golin e dytë vetëm tre minuta më vonë.
Kjo është një fitore e madhe për Interin para ndeshjes së kthimit e cila zhvillohet të marten e ardhshme me 16 maj.
Interi për herë të fundit në finale të Champions League ishte në vitin 2010 ku fitoe edhe titullin, pasi mposhti Bayern Munchenin me rezultat 2-0.
Në anën tjetër finalja e fundit e Milanit ishte në vitin 2007, ku mposhti Liverpulin me rezultat 2-1./IndeksOnline/