Interi e mposht Romën në kryeqytet

Interi ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Romës , me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 34-të të Serie A.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Federico Dimarco, në minutën e 33’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Interi shënoi edhe njëherë me anë të Romelu Lukakut, në minutën e 74’, për të vulosur fitoren.

Interi pas fitores kalon në vendin e katërt me 63 pikë, pas 34 ndeshjeve, teksa Roma mbetet në pozitën e shtatë me 58 sosh. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share