Inter nuk ndalet në merkato

Zikaltërit zyrtarizojnë portierin Onana dhe mesfushorin Mkhitaryan

Inter është një nga skuadrat më aktive në merkaton e kësaj vere. Zikaltërit kërkojnë që të rikthehen kompetitiv në sezonin e ri, duke kryer goditje të rëndësishme.

Pas rikthimit të Romelu Lukakut dhe firmës me Kristjan Asllanin, të dy në formulën e huazimit, por për shqiptarin ekziston edhe blerja përfundimtare, klubi nga Milano ka zyrtarizuar dy afrimet e reja.

Bëhet fjalë për portierin e prenotuar prej kohësh tashmë, Andre Onana. Kamerunasi mbërrin si lojtar i lirë nga fundi i kontratës me Ajaksin, teksa ka firmosur një kontratë 5-vjeçare nga e cila do përfitojë 3 milionë Euro në sezon.

Një hap tepër i rëndësishëm ky për 26-vjeçarin, i cili konsiderohet si pasues i Samir Handanoviç në portën zikaltër. Inter ka prezantuar për mediat edhe futbollistin armen, Henrik Mikitarian, edhe ky i mbërritur nga Roma si futbollist i lirë.

33-vjeçari konsiderohet si një vlerë e shtuar në organikën e Simone Inzagit, pasi ai mund të luajë në disa pozicione të mesit të fushës.

Ish-futbollisti i Borusias së Dortmundit ka firmosur për 2 sezone me zikaltërit, duke siguruar qëndrimin në Milano për të paktën deri në verën e vitit 2024.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share