Tenis: Mësohen dyshet çerekfinaliste në grand slam të Wimbledon

Janë përcaktuar tenistët çerekfinalistë në grand slam të Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar që luhet në Londër. Kështu, serbi Novak Djokoviq fitoi ndaj hungarezit Hubert Hurkacz 3-1, ndeshje që ishte lënë në mes për shkak të errësirës në ditën e parë.

Surprizë eliminimi i grekut Stafanos Tsitsipas, që u mund 3-2 nga amerikani Christopher Eubanks. Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz fitoi me përmbysje ndaj italianit Matteo Berrettini me rezultat 3-1 . Në çerekfinale kualifikohen edhe rusi Daniil Medvedev dhe danezi Holger Rune.

Te femrat, bjellorusja Aryna Sabalenka, mundi rusen Ekaterina Alexandrova 2-0. Një biletë për më tej siguron edhe tenistja tuniziane Ons Jabeur, që mundi çeken Petra Kvitova 2-0. Dy tenistet e fundit që shkojnë në çerekfinale janë amerikania Madison Keys dhe ajo kazake Elena Rybakina

Çerekfinale- Meshkuj

Jannik Sinner-Roman Safiullin

Andrey Rublev-Novak Djokovic

Carlos Alcaraz-Holger Rune

Daniil Medvedev-Christopher Eubanks

Çerekfinale-Femra

Jessica Pegula-Marketa Voundrousova

Iga Swiatek-Elina Svitolina

Madison Keys-Aryna Sabalenka

Ons Jabeur-Elena Rybakina

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share