Intelegjenca e SHBA: Terroristët e Banjskës, lidhje me Serbinë dhe Rusinë

ANALISTET E SIGURISE THONE SE NGJARJA NE VERI TE KOSOVES PERPUTHET ME DOKTRINEN DESTSABILIZUESE TE PUTIN

Në sulmin që ndodhi në veri të Kosovës, sipas një analize paraprake të inteligjencës amerikane kanë marrë pjesë persona të lidhur me forcat speciale serbe dhe inteligjencën ushtarake të Rusisë. Analistët e sigurisë thonë se kjo përputhet me doktrinën destsbilizuese të Putin.

Ekspertë të fushës së sigurisë në SHtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se personat e grupit të armatosur që vrau policin në very të Kosovës, janë të lidhur me forcat speciale serbe dhe inteligjencën ushtarake ruse.

Rebekah Koffler, drejtuese e një firme konsulence në fushën e sigurisë dhe një ish oficere e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, tha për tv Fox Neës se sulmuesit ishin të trajnuar profesionalisht dhe disa prej tyre flisnin serbisht dhe rusisht.

Ata flisnin serbisht dhe rusisht. Ndërsa prania e mercenarëve Ëagner nuk mund të konfirmohet, nuk e përjashtoj mundësinë e pjesëmarrjes së tyre në këto ngjarje të fundit.

Koffler u shpreh gjithashtu se operacionet e fshehta të destabilizimit të kryera nga grupe mercenare si Ëagner janë një strategji e  vetër i përdorur nga Putini kur ai ka nevojë për të fshehur dorën e qeverisë ruse.

As Rusia dhe as Serbia, të cilët janë aleatë të vendosur, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Është qëllimi i tyre afatgjatë për të ndryshuar situatën. Ka të dhëna se Rusia dhe Serbia po punojnë së bashku. Kjo sjellje shkon për shtat me doktrinen ruse të destabilizimit dhe duket sikur Putini ndihmoi Vuçiçin për të zhvilluar një fushtatë destabilizurese në Kosovë me qëllim për të hequr vëmendjen e forcave Ëashingtonit dhe Nato-s nga Ukraina

Të paktën 30 persona të armatosur bllokuan një rrugë në fshatin Banjskë të populluar me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe më pas sulmuan policinë e Kosovës.

Mendimi i këtyre analistëve të pavarur është i rëndësishëm sepse ende pa mbaruar hetimet, Serbia është përpjekur të dezinformojë dhe të largojë përgjegjësinë nga vetja duke ngritur pretendime të ndryshme për ditën e ngjarjes ose terrenin. Në ngjarjen e 24 shtatorit u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër efektiv në mbrojtje të sovranitetit territorial të vendit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share