Integrimi, BE letër Tiranës/ Greqia kusht për negociatat, lejimi i betimit të Belerit

Burime diplomatike në Bruksel theksojnë se Greqia nuk do të pranojë sot hapjen e negociatave të  anëtarësimit të Shqipërisë.

Qëndrimi i Greqisë do të jetë në fuqi përsa nuk ka progres për çështjen e lejimit të betimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Të njëjtat burime theksuan se ky qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është shpjeguar palës shqiptare. Greqia ka pranuar t’i dërgojë Tiranës letrën e BE-së për hapin e parë të hapjes së negociatave, me kusht që në fazën tjetër të procesit të ketë një lëvizje të qartë drejt rivendosjes së vullnetit politik të elektoratit të Himarës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nuk është çështje pavarësie e gjyqësorit, por një vendim thjesht politiko-administrativ, theksuan të njëjtët agjentë diplomatikë.  Pala greke nuk kërkon vendim gjyqësor për lirimin e Belerit sepse nuk ndërhyn tek vendimet e gjyqësorit shqiptar por thjesht ajo që kërkon është që kryebashkiakut të zgjedhur i Himarës t’i jepet leja për të bërë betimin dhe për të qenë në gjendje të ushtrojë të drejtat e tij politike.

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, i cili po përgatit çështjet e Samitit të 14 dhe 15 dhjetorit, ku përfshihet edhe zgjerimi i BE-së, po  diskuton edhe rrugën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mundësia e shkëputjes së procesit të anëtarësimit të Shqipërisë nga ajo e Maqedonisë së Veriut mbetet ende e hapur.

Sipas draft-konkluzioneve të Samitit, liderët evropianë do të riafirmojnë angazhimin e tyre të plotë dhe të padiskutueshëm për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe do të bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të tyre. Sipas këtij plani, negociatat me Bosnje-Hercegovinën do të fillojnë pasi të përmbushen mjaftueshëm kriteret.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share