Institucioni publik si pronë private e djalit të drejtoreshës

NAFTË MBUSHË ME KARTELËN E NËNËS, VETURA I SERVISOHET TEK MEKANIKU I INSTITUCIONIT 

 Dokument me 36 faqe, i shoqëruar me prova që hapin dyshime për keqpërdorime tek Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor nga ana e drejtoreshës, Irinka Buhova iu dorëzua redaksisë së Klan Macedonia.

E me provat në dorë, u drejtuam deri tek drejtoresha për të kërkuar përgjigje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

– Në emrin tuaj janë regjistruar tre vetura. Nga kuponët fiskal që i morra, shumë shpesh mbushen derivate pas mesnatës. Mbushet naftë në veturë që është e regjistruar me motor benzine. 

– Vetura e regjistruar në emër tuaj, me këtë regjistrim SK 6846 është eurosuper-benzinë. Me të njëjtin regjistrim, sepse në kuponët fiskal figuron edhe regjistrimi, është mbushur me naftë. 

Si është e mundur që të mbushet naftë në veturë që benzinë? 

Në lidhje me këtë pyetje, përgjigja ime është si vijon: 

Shumë është aktualizuar kjo çështje, më shumë institucione punojnë në këtë çështje. Këshilltari im ligjor më ka këshilluar që t’iu përgjigjem kështu: Ti lëmë institucionet që ta mbarojnë këtë punë, deklaroi Irinka Buhova, Drejtoreshë e Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor 

Përveç se është mbushur veturë tjetër me naftë, e jo vetura zyrtare, është falsifikuar edhe nënshkrimi.

 – A është ky nënshkrimi juaj? 

Këtë do ta thotë një grafolog. 

 – A mund që të na tregoni se si duket nënshkrimi juaj që ta kuptojmë se kush është nënshkruar në këtë kupon fiskal? 

Përgjigja ime është e njëjtë. 

Nuk mendoni se keni bërë diçka të keqe? 

Absolutisht jo! 

Super, na tregoni dokument që ta shohim nënshkrimin tuaj. 

Do ta tregoj para institucionit që do ta kërkojë. 

Nuk mendoni që duhet të jepni dorëheqje që ti leni institucionet ta pastrojnë rastin? Sepse ju jeni këtu derisa po zgjat hetimi, mund të fshihni prova, nuk jeni të gatshëm ta tregoni nënshkrimin. 

Jo! Të gjitha provat që i kërkojnë institucionet kompetente janë të proceduara, deklaroi Irinka Buhova, Drejtoreshë e Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor. 

 E pasi drejtoresha Buhova refuzonte të përgjigjej për provat të drejtpërdrejta që hapin dyshime për punën e saj, e pyetëm edhe më konkretisht për këtë rast.

IRINKA BUHOVA, DREJTORESHË E INSPEKTORATIT SANITAR DHE SHËNDETËSOR 

– Përse ia jepni kartelën birit tuaj që të mbushë naftë? 

Do të kthehemi në të njëjtën përgjigje… 

Por unë e kam patjetër t’iu pyes e juaja është të vendosni se si do të përgjigjeni. 

Ashtu është dhe ja kjo është përgjigja ime. 

A e dini se për falsifikim të nënshkrimit mund të përgjigjeni penalisht? 

Do tiu them përsëri, gjithçka që duhet të dijë… 

Përse keni lejuar që vetura e birit tuaj të servisohet në servisin e institucionit dhe në të njëjtën kohë të falsifikohet nënshkrimi i personit përgjegjës? 

Kjo është një prej pyetjeve, por institucionet morën përgjigjen edhe për këtë çështje. 

E opinioni si do të marrë përgjigje? 

Opinioni do të pres njësoj si unë. 

E përderisa drejtoresha nuk kishte përgjigje për asnjë pyetje, lindi edhe pyetja logjike…

– Nëse nuk keni përgjigje për asnjë pyetje, çfarë po bëni këtu si drejtoreshë? 

Po e kryej punën? deklaroi Irinka Buhova, Drejtoreshë e Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor .

Cilën punë? Në funksion të birit tuaj? 

Jo! 

Jeni emëruar këtu që ta pasuroni të birin? 

E keni të punësuar në Agjencinë për komunikime elektronike e ai është çdo ditë këtu… 

Sot në 11:28, ai nuk është në vend të punës por është këtu dhe i shqetëson të punësuarit. 

Ankesat për birin e drejtoreshës Buhova ishin të shumta, e edhe sot, kur ekipi jonë shkoi për të xhiruar tek zyrat e Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor, ai ishte aty.

 – Jeni të punësuar në AKE apo?  

Po! 

Çfarë po bëni këtu në orar pune? Në orar pune? 

Dokumentet dhe provat e dorëzuara janë aq voluminoze sa që nuk mund të përfshihen në një material të vetëm. Ditëve në vazhdim, opinioni do të informohet edhe për dyshime tjera për keqpërdorime në këtë institucion./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share