Institucionet Shëndetësore në RMV pa vaksina kundër tërbimit!

VAKSINAT KUNDËR TËRBIMIT

Institucionet shëndetësore në vend nuk kanë vaksina kundër tërbimit. Për dallim nga kafshët, tërbimi tek njerëzit mund të jetë edhe vdekjeprurës. Vaksina kundër tërbimit nuk jepet në të gjitha rastet e kafshimit nga qentë.

Megjithatë, në rastet kur bluzat e bardha vlerësojnë se dhënie e kësaj vaksine është e domosdoshme, në mungesë të saj mjekët nuk mund të bëjnë një shërbim të tillë, duke u  rrezikuar jeta e qytetarit.

Qytetarët e anketuar thonë se shumica e qenve nuk janë agresiv, por ka edhe raste që bëjnë përjashtim.

“Mbesa e një koleges time është kafshuar nga qeni. Nëse janë qen të pavaksinuar është akoma më e rrezikshme.”

“Më parë kishte shumë më tepër. Tani ka me pak qen.”

“Ka që janë kafshuar nga qentë. Qen ka me shumice, duhet të marrin masa. Kanë edhe sëmundjen e tërbimit, nuk mund te jemi të sigurtë se nuk kanë këtë sëmundje. Ka që nuk janë as që vaksinuar, thjesht i kanë lëshuar.”

Doktori Fadil Cana, i emëruar vetëm pak muaj më parë si Drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, thotë se pothuajse që tre vite nuk kanë vaksina kundër tërbimit dhe se kjo situatë është krijuar për shkak të ngatërresave administrative.

Drejtori i Klinikës Infektive tregon  se në raste të sulmit nga qentë, qytetarët pranojnë serumin e nevojshëm.

“Tre vitet e fundit ka shpallje për furnizim me vaksinat kundër tërbimit, por nuk paraqitet  asnjë ofertues, pasi që Ministria e Shëndetësisë deri këtë vit nuk ka pasur çmime të definuara për furnizim për vaksina të tilla. Sipas informacioneve që posedoj, në fillim të këtij viti, Ministria e  Shëndetësisë ka rënë dakort me furnitorët,  të cilët kryejnë furnizimin me vaksina në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 00:49 Shpresojmë se në shpalljen e ardhshme për furnizim do të paraqëiten ofertues dhe shpresoj se së shpejti do të kemi vaksina” – tha Fadil Cana, drejtori i Klinikës Infektive.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, thotë se  furnizimi me vaksina bie në kompetenca të Institutit të Shëndetit Publik dhe sipas tij procedurat janë në përfundim e sipër. Ministri Demiri shton se nga fundi i muajit vendi do të furnizohet me vaksinat kundër tërbimit.

“Para rreth katër vitesh u bë vaksinim I kafshëve të egra me vaksinën kundër tërbimit, kështu që rreziku për të pasur tërbim është shumë I vogël. Rabies urban nuk kemi që në vitin ’78. Institucionet relevante duhet të furnizohen me vaksina në bazë të nevojave” – deklaroi Ilir Demiri, ministër i Shëndetësisë.

Vaksina kundër tërbimit jepet vetëm në rastet kur mjekët, pasi realizojnë një anketë me qytetarin e kafshuar nga qentë, konstatojnën se vaksinimi është i dosmosdoshëm. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share