Inspektorët zbarkojnë nëpër markete – nuk do ta presim ditën e nesërme!

ÇMIMET E PRODUKTEVE USHQIMORE

Nuk do t`i presim vendimet dhe ditën e nesërme, por dalim në terren dhe do të kryejmë mbikqyrje në të gjitha marketet e mëdha në Maqedoninë e Veriut nëse I kanë adaptuar cmimet sipas standardit të qytetarëve – thotë Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Goran Trajkovski.

Thirrja vjen pasi nga 1 marsi shfuqizohet “ngrirja” e cmimeve dhe nuk do të ketë produkte me çmime të garantuara nëpër markete.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Askush nuk është mbi ligjin, kurse ata që do të zbatojnë praktika jo të ndershme tregtare dhe do t`i shkelin ligjet, varësisht shkeljes së kryer, deri më sot, ekziston mundësia edhe për mbylljen e objekteve për një periudhë të caktuar kohore” – thonë nga Inspektorati shtetëror i Tregut.

Nga muaji I ardhshëm nuk do të vazhdohen çmimet e garantuara të prodhimeve ushqimore nëpër markete, thonë nga Qeveria. Ulja e cmimeve të prodhimeve ushqimore do të ndikohet nga miratimi sa më I shpejtë i ligjit për praktika jo të ndershme tregtare, sigurojnë autoritetet. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share