Ekskluzive: Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu braktisin mbledhjen e sotme të Qeverisë

Ministrat e ASH-së, Azir Aliu nga MSHIA dhe Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti kanë lëshuar mbledhjen e sotme të Qeverisë, përcjell tvklan.mk.

Jo zyrtarisht mësohet se ky veprim nga ana e tyre ka ardhur pas vendimit të ekzekutivit  për shkarkimin e dy drejtoreve.

Këto zhvillime vinë pas perplasjeve partiake ne ASH ku njëri grupacion  mbeshtet Taravarin dhe tjetri grup kryetarin e Kuvendit Qendror Ziadin Selen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Te shqetësuar nga shkarkimi i Bujare Abazit dhe Gazmend Abdijës, si dhe nga fakti që asnjë pikë e tyre nuk ka kaluar në seancën e sotme të qeverisë, dy ministrat e ASH-së, Mexhiti dhe Aliu, sot kane braktisur seancën e qeverisë dhe mbledhjen e rregullt qeveritare në menyrë demonstrative./tvklan.mk

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share