Infantino: Botëror unik

Presidenti i FIFA është shumë i kënaqur me zhvillimin e eventit, vlerëson fazën e grupeve

Presidenti i FIFA-s,Gianni Infantino deklaroi se Kupa e Botës Katar 2022 dhuroi fazat më të mira të grupeve krahasuar me turnetë e mëparshëm. Infantino shpreson që turneu të vazhdojë që të jetë argëtues për tifozët, ndërsa tashmë nisin çerekfinalet me sfida mjaft emocionuese.

 “I kam parë të gjitha ndeshjet, dhe ta them thjeshtë, kjo ka qenë faza e grupeve më e mirë ndonjëherë në një botëror. Pres shumë edhe në vazhdim. Ndeshjet kanë qenë cilësore në stadiume mjaft të bukura. Mesatarja e publikut në impiant ka qenë rreth 51 mijë. Shifra rekord në TV. Deri tani kemi 2 miliardë shikues, gjë që është e pabesueshme. 2.5 mln njerëz në rrugët e Dohas dhe disa qindra mijëra çdo ditë në stadium. Nuk ka më ekipe të vogla apo të mëdha. Pë herë të parë, ekipe nga kontinente të ndryshme, janë kualifikuar në fazën e eliminimit direkt. Kjo tregon se futbolli po bëhet me të vërtetë mbarëkombëtar”,ka thënëGianni Infantino.

Shtetet e Bashkuara, Brazili, Argjentina, Senegali, Maroku, Japonia dhe Koreja e Jugut ishin skuadrat jo-evropiane që u kualifikuan, ashtu si edhe Australia, që zyrtarisht përfaqëson futbollin aziatik, por gjeografikisht bën pjesë në Oqeani.

Infantino pret që numri i shikuesve të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në botë të shkojë në 5 miliardë deri në përfundim të tij.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share