India, vendi më i populluar në botë

Në gjysmën e dytë të Prillit, ky shtet do të renditet në krye duke lënë pas Kinën, por kjo rritje paraqet sfidat e veta

India parashikohet të bëhet vendi më i populluar në botë me mbi 1.4 miliardë njerëz në gjysmën e dytë të prillit duke kaluar Kinën,sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara.

Regjistrimi i vitit 2011 i Indisë tregoi se popullsia e vendit ishte 1.21 miliardë, që do të thotë se vendi ka shtuar 210 milionë njerëz në 12 vjet. India ka arritur të kontrollojë rritjen e popullsisë së saj me normën totale të lindshmërisë kombëtare duke rënë nën 2.0, sipas të dhënave zyrtare për 2019-2021. Por brenda vendit, ka pabarazi të mëdha në shkallën e lindshmërisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rritja e popullsisë po paraqet sfidat e veta me një fuqi punëtore masive dhe të re në vitet në vijim që pritet të migrojnë në zonat urbane brenda shteteve të tyre dhe shteteve të tjera. Shërbimet shëndetësore dhe sociale në zonat urbane mund të jetë gjithashtu një sfidë.

Kombet e Bashkuara kanë parashikuar se popullsia e Indisë mund të arrijë në 1,4 miliardë më 14 Prill, duke kaluar Kinën. Popullsia e Kinës ra me afërsisht 850,000 në fund të vitit 2022. Norma e lindjeve vitin e kaluar ishte 6,77 lindje për 1000 njerëz, nga 7,52 lindje në 2021 dhe duke shënuar shkallën më të ulët të lindshmërisë.

Kina gjithashtu regjistroi shkallën e saj më të lartë të vdekjeve që nga viti 1974, duke regjistruar 7.37 vdekje për 1000 njerëz krahasuar me një normë prej 7.18 vdekjesh në 2021. Ekspertët e OKB-së shprehen se popullsia e Kinës do të tkurret me 109 milionë deri në vitin 2050, më shumë se trefishi i rënies së parashikimit të tyre të mëparshëm në vitin 2019. Demografët vendas shprehen se Kina do të plaket para se të pasurohet, duke ngadalësuar ekonominë ndërsa të ardhurat bien dhe borxhi i qeverisë rritet për t’u kujdesur për një popullsi që plaket me shpejtësi.

Pjesa më e madhe e rënies demografike është rezultat i politikës së Kinës për një fëmijë që ajo imponoi midis viteve 1980 dhe 2015, si dhe kostot e larta të arsimit që kanë bërë që shumë kinezë të mos kenë më shumë se një fëmijë. Politikat e rrepta të Kinës me zero-COVID që ishin në fuqi për tre vjet kanë shkaktuar dëme në perspektivën e zymtë demografike të vendit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share