India nis misionin e parë diellor

Një javë më parë, India mundi Rusinë, duke u bërë vendi i parë që ulet në polin jugor të Hënës

Pas suksesit të misionit në Hënë, agjencia hapësinore e Indisë lëshoi këtë të shtunë një raketë për të studiuar Diellin. Ky shënon misionin e saj të parë diellor.

Momenti kur raketa u lëshua duke lënë pas shtëllungën e tymit dhe zjarr u duartrokit nga shkencëtarët, ndërsa pamjet e transmetuan drejtpërdrejt nga Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Transmetimi u ndoq nga më shumë se 860,000 shikues, ndërsa mijëra u mblodhën në një galeri pranë vendit të nisjes për të parë ngritjen e saj.

Ky mision do të synojë të studiojë erërat diellore, të cilat mund të shkaktojnë shqetësime në tokë e që zakonisht shihen si aurora.

E emërtuar sipas fjalës hindisht, anija kozmike Aditya-L1 fluturoi një javë pasi India mundi Rusinë, duke u bërë vendi i parë që u ul në polin jugor të Hënës.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share