Incidenti në Veri: Pezullohen katër policë të Kosovës

Zgjedhjet në Veri – Lista serbe takon të enjten institucionet e Serbisë

Një qytetar i komunitetit serb, Milan Jovanovic, është plagosur mbrëmë me armë zjarri në afërsi të urës së Bistricës afër Zveçanit.

Ai ka thënë se gjithçka ka ndodhur kur po kthehej në shtëpi nga Leposaviqi dhe se nuk është i sigurt se kush e ka plagosur.

“Mbrëmë, pasi u ktheva nga Leposaviqi poshtë në Bistricë, pasi kalova nëpër postbllok, dëgjova një të shtënë dhe një dhimbje në shpatull. Nuk mund të jem 100% i sigurt se kush qëlloi, por “nuk besoj se ka pasur njeri tjetër atje përveç ushtrisë dhe policisë së tyre”, deklaroi Milan Jovanovic.

Policia e Kosovës fillimisht e mohoi të jetë përfshirë në këtë rast por më pas ka bërë të ditur se ka suspenduar katër zyrtar policor pasi sipas policisë njëri nga ta dyshohet të jetë i përfshirë në plagosje dhe nuk e kanë raportuar atë.

Lista Serbe ka reaguar duke kërkuar largimin e Njësia Speciale nga veriu.

Ndërkohë të enjten do të mbahet takimi i radhës i përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova me krerët e institucioneve të Serbisë.

Ky takim mbahet një javë para zgjedhjeve në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe ku lista serbe ka refuzuar të jetë pjesë e zgjedhjeve.

Pas këtij takimi pritet të dilet me një qëndrim të përbashkët lidhur me zgjedhje.

Mbledhja e KQZ-së ku do të diskutohej për përgatitjet për zgjedhjet në veri është shtyrë për të mërkurën.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme në 4 komunat veriore do të mbahen më 23 prill”, tha Valmir Elezi.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share