Incident në Kolonjë, dhunohet kandidati i PS Erion Isai

Kryebashkiaku i Kolonjës dhe kandidati i PS për një tjetër mandat në këtë bashki, Erion Isai është goditur fizikisht në mesnatë.

Siç mëson korrenspondentja e Klan News Danjela Zisi, kryebashkiaku ka qenë në fshatin Qinam duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar.

Njëri nga simpatizantët e PD, Esmerald Kacolli, që kishte bllokuar rrugën i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë. Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i Bashkisë Kolonjë ka denoncuar rastin në komisariatin e policisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa sipas shtabit të kandidatit të opozitësm këta të fundit kishin marrë një informacion që në fshatin Qafëzez, Erion Isai me stafin po kryenin fushatë dhe se po shpërndanin para. Grupi i mbështetësve të opozitës ka shkuar në fshat. Mes palëve ka patur shtyrje. Truprojat e Isait kanë shtyrë kandidatin e koaliconit “Bashkë Fitojmë”, E’them Lumani, po ashtu edhe kryetarin e PS Aldo Xhelili. Në këtë moment ka ndërhyrë një nga simpatizantët e koalicionit opozitar dhe ka goditur kryebashkiakun Erion Isai. Shoqëruesit e këtij të fundit njoftuan policinë për incidentin.

Për ngjarjen është bërë denoncim edhe nga ana e kandidatit Lumani.

Pas veprimeve proceduriale të policisë, Xhemal Kalo është proceduar penalisht në gjendje të lirë për pëngimin e qarkullimit të automjeteve. Ndërsa Esmeraldo Kacolli është arrestuar për akuzën e goditje për shkak të detyrës ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share