Incident mes Legias dhe policisë holandeze, pranga dy futbollistëve

Kryeministri i Polonisë Morawiecki kërkon verifikimin e ngjarjes

Kryeministri i Polonisë, Mateuz Moraviecki ka urdhëruar “reagim urgjent” pasi dy lojtarë të Legia Varshavës u arrestuan nga policia holandeze pas humbjes në Ligën e Konferencës ndaj AZ Alkmaar.

Me skuadrën polake luan edhe sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi, i cili luajti nga minuta e 62.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Radovan Pankov dhe Josue Pesqueira u zbritën nga autobusi i ekipit nga policia holandeze pas përplasjes me punonjësit e sigurisë dhe ndodhen në Holandë.

Kreu i qeverisë polake informoi se kishte udhëzuar Ministrinë e Jashtme të ndërmerte veprime urgjente diplomatike për të verifikuar ngjarjen.

Ai shtoi se si lojtarët, ashtu edhe tifozët duhet të trajtohen në përputhje me ligjin.

Presidenti i Legia-s, Dariuz Mioduski tha se ishte goditur ndërsa po përpiqej të ndërmjetësonte, me policinë që refuzoi të linte autobusin e ekipit të largohej nga stadiumi derisa mesfushori portugez Josue dhe mbrojtësi serb Pankov të ndaloheshin.

Ai e quajti skandal sjelljen ndërsa theksoi se kurrë nuk i kishte  ndodhur që ekipi të sulmohej nga punonjësit e sigurisë dhe policia.

Para takimit të së enjtes, policia holandeze u përplas me tifozë të Legias në hyrje të stadiumit, ku ngeli i dëmtuar edhe një punonjës policie.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share