Imeri: Do ta përforcojmë ekipin, në ligën e parë ndryshojnë gjërat (VIDEO)

Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni, trajneri i Voska Sport, Berat Imeri tha se ende nuk kanë plane konkrete se si do të vazhdojnë rrugëtimin në ligën e Parë të Maqedonisë dhe se a do të ketë përforcime, sipas tij janë zhvilluar biseda me drejtorin sportiv por ende ska diçka konkrete shkaku i ndeshjeve të shpeshta të luajtura që nuk kanë lënë hapsirë të mendohet për më tej.

‘Me drejtorin sportiv kemi biseduar rreth asaj se çfarë duhet merren masa për të përforcuar ekipin pas hyrjes në ligën e parë të Maqedonisë, por ende jo 100% të fokusuar nga ajo çka na pret sepse kemi pasë ndeshje çdo 3 ditë dhe na ka harxhuar emocionalisht sidomos ndeshja me Vardarin dhe ajo me Pelisterin, vendi i parë në Ligën e Dytë ka një kup dhe mbetet në histori si arritje e madhe e klubit, pra të presim nesër ndeshjen si do mbarojë” – tha Berat Imeri, trajner i Voska Sport. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share