Happy Day: I ftuari i ditës, Berat Azizi, gështenjat e Sharrit të shndërrohen në brend rajonal

Organizata joqeveritare “Renesansa 2019” përmes projektit “Roli ekologjik dhe turistik I gështenjës në Malin Sharr” ka zhvilluar aktivitete të cilat promovojnë këtë produkt vjeshtor të cilin kanë qëllim ta shndërrojnë në brend rajonal dhe I njëjti të vlersohet, kultivohet dhe paguhet më shumë.

“Roli I gështenjave të malit Sharr është i madh, edhe vetë drunjtë e gështenjës japin kontributin për pastrimin e ajrit, pra kanë rol ekologjik dhe nëse i kultivojmë siç duhet dhe i promovojmë më shumë, do të kemi shumë më shumë fitim nga gështenjat e rajonit të malit Sharr e nga ana tjetër do të ndikojë edhe në sferën e turizmit” thotë Berat Azizi, pjesë e projektit “Roli ekologjik dhe turistik I gështenjës në Malin Sharr në Happy Day.

Për ta ndihmuar iniciativën e projektit “ Roli ekologjik dhe turistik I gështenjës së Malit Sharr”, Berat Azizi iu bën thirrje të vizituesve të këtyre zonave të mbjellin fidane të reja të gështenjës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Qëllimi është të promovohet zona e Tetovës, ajo e malit Sharr, gështenja, se shumë më ndryshe është kur kemi një product të promovuar, një product me brend, sesa një produkt si tani ku cmimi I kilogramit është qesharak” thotë Azizi.

Përveç brendimit të gështenjës së malit Sharr, projekti ka për qëllim vetëdisimin e banorëve përreth dhe zhvillimin e turizmit, thotë Azizi në Happy Day.

Zona e Pollogut, kryesishtë mali Sharr, nga Tetova e deri në Jazhincë, është e njohur për numrin e madh të gështenjave, sidomos në vjeshtë, mali është I mbushur me njerës që mbledhin, por e keqja është se cmimi është 30 dei 40 denare, një cmim qesharak”

Ka mbetur vetëm edhe pak kohë deri në përfundimin e projektit “ Roli ekologjik dhe turistik I gështenjës së Malit Sharr”, përkatësishtë dy konferenca me ligjerues të gjeografisë dhe fushës së kësaj natyre, thotë Berat Azizi në Happy Day.

“Kemi bërë edhe promovimin mediatik të projektit, gjithashtu fletushka ne tre gjuhë që I shpërndajmë gjithandej, kjo është cikli I tretë dhe I fundit I projektit, kurse dy ciklet e para I kemi bërë në natyrë” thotë Berat Azizi ne Klan Maqedoni.

Përgatiti: Teuta Zekiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share