Imazhi i Elizabeth II në kartëmonedhat britanike zëvendësohet nga ai i Charles III, zbulohen fotot e para

Banka e Anglisë ka zbuluar pamjen e re të kartëmonedhave me imazhin e mbretit Charles. Portreti do të jetë i vetmi ndryshim në modelet ekzistuese të kartëmonedhave 5, 10, 20 dhe 50 £ dhe do të fillojë të hyjë në qarkullim nga mesi i vitit 2024.

Kartëmonedhat ekzistuese me imazhin e Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II do të pranohen ende pasi kartëmonedhat e reja do të vijojnë të qarkullojnë.

Mbretëresha Elizabeth ishte monarkja e parë dhe e vetme që u shfaq në kartëmonedhat qarkulluese të Bankës së Anglisë, duke filluar nga viti 1960.

Aktualisht janë në qarkullim rreth 4.5 miliardë kartëmonedha individuale të Bankës së Anglisë me vlerë rreth 80 miliardë paund.

Banka e Anglisë tha se pas udhëzimeve nga familja mbretërore, kartëmonedhat e reja do të printohen vetëm për të zëvendësuar kartëmonedhat e konsumuara ose për të përmbushur kërkesën në rritje, në mënyrë që të minimizohet ndikimi mjedisor dhe financiar i ndryshimit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share