BE-ja mblidhet me urgjencë për energjinë

KERKOHET KUFIZIM I ÇMIMEVE NE MBARE BLLOKUN EUROPIAN

Arritja në nivele rekord e çmimeve të energjisë nxiti një mbledhje urgjente të ministrave të energjisë të BE-së. Republika Çeke që ka presidencën e radhës së BE-së po kërkon caktimin e çmimeve tavan. Dështimi për të kontrolluar krizën rrezikon të nxisë trazira sociale dhe politike në BE.

Ministrat e Energjisë të Bashkimit Europian do të mblidhen me urgjencë për të diskutuar zgjidhjet në mbarë bllokun për rritjen e çmimeve të energjisë.

Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian, do të thërrasë mbledhjen për të diskutuar masat “konkrete” për të trajtuar krizën energjetike.

Sipas kryeministrit çek PetrFiala, rritja e çmimeve të energjisë elektrike është rezultat i “dështimit të tregut” dhe bëri thirrje për një masë në mbarë BE-në për t’i kufizuar ato. Ai po planifikon të diskutojë kufizimet e mundshme të çmimeve me kancelarin gjerman OlafScholz të hënën.

Europa po përballet me krizën më të keqe energjetike në dekada, me kostot e larta të gazit dhe energjisë elektrike që nxisin inflacionin, duke minuar monedhën euro dhe duke kërcënuar të tërheqë ekonomitë në recesion pasi Rusia shtrëngoi furnizimet që kur filloi pushtimin e Ukrainës gjashtë muaj më parë.

Dështimi për të kontrolluar krizën rrezikon të nxisë trazira sociale dhe politike, nëse kriza e furnizimit çon në ndërprerje të energjisë elektrike dhe shtëpi të ftohta këtë dimër. Politikanët europianë kanë ndarë tashmë rreth 280 miliardë euro për të lehtësuar dhimbjen e rritjes së çmimeve të energjisë për bizneset dhe konsumatorët, por ndihma rrezikon të zbehet nga përmasat e krizës.

“Këto janë çmime që askush nuk mund t’i përballojë, Po përpiqem të fitoj mbështetje për një zgjidhje mbarë-europiane,” u tha Fiala gazetarëve në Pragë.

Çekët dhe disa anëtarë të tjerë të bllokut po bëjnë thirrje për një qasje të përbashkët politike pasi vendet individuale nuk janë në gjendje të përballojnë kostot në rritje të energjisë me masa lokale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share