Ilir Iseni: Gjykatësit nuk janë të shenjtë, ka edhe të korruptuar

Nuk janë gjithë gjykatësit të shenjtë. Mes tyre ka edhe të korruptuar. Kështu konstatoi në Klan Debat, Ilir Iseni nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Por megjithatë, sipas tij, kjo duhet të adresohet konkretisht me prova dhe vendime përkatëse gjyqësore.

“Korrupsioni ka emër dhe mbiemër dhe lirisht duhet të adresohet dhe theksohet se psh. Ilir Iseni është i korruptuar, ka procedurë gjyqësore, është konstatuar me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor dhe ai do të dalë nga radhët e gjakatësve. Por është shumë e rrezikshme të thuhet se të gjithë gjykatësit janë të korruptuar, apo prokurorë apo të gjithë mjekët”, deklaroi Ilir ISeni./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share