Rezultati i zgjedhjeve 2022: Opozita insiston në zgjedhje të parakohshme

LSDM: MICKOSKI DHE APASIEVI MORËN “SHUPLAKË TË NXEHTË” NGA QYTETARËT

Rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale kanë shtuar “oreksin” e partive opozitare për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Më e zëshme në këtë drejtim është VMRO-DPMNE-ja, e cila I ka bërë thirrje Kryeministrit Kovaçevski që të shpallë zgjedhjet dhe se, sipas tyre, pas disfatës në Tetovë ai nuk ka legjitimitet që të jetë në krye të Qeverisë, raporton Klan M.

“Në Tetovë VMRO-DPMNE mposhti LSDM-në 2:1. Në Tetovë është fituar edhe BDI-ja. Rezultati në Tetovë do të reflektohet edhe në zgjedhjet parlamentare. LSDM-në e pret debakli dhe “kartoni i kuq” nga populli. Është koha që Maqedonia të shkojë përpara. Kovaçevski të dorëhiqet” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Por, ndryshe mendojnë socialdemokratët. Ata thirren në rezultatet e zgjedhjeve për Kryebashkiak në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, që sipas tyre, qytetarët I kanë dhënë një “shuplakë të nxehtë” koalicionit antievropian VMRO-DPMNE-Levica.

“Në përballjen e parë zgjedhore Kovacevski mposhti Mickoskin. Për këtë shkak është zhdukur Mickoski. Tashmë 5 ditë nuk prononcohet as edhe në Facebook.Humbja e Mickoskit në Mavrovë-Rostushë është e drejtpërdrejtë dhe më e madhe për shkak se ka humbur kandidati i VMRO-DPMNE-së, anëtar I Komitetit Ekzekutiv të partisë. Sa do që të mundohet, VMRO-DPMNE-ja nuk mund që debaklin në zgjedhjet e jashtëzakonshme ta paraqesë si fitore” – deklaroi Martin Kostoski, deputet i LSDM-së.

Ndryshe në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, në Tetovë VMRO-DPMNE-ja fitoi katër këshilltarë kundrejt LSDM-së që fitoi dy këshilltarë, kurse në Komunat Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë fituan kandidatët e LSDM-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share