Ibrahimovic i vuri vetes një pseudonim të ri, ndjekësit në Instagram po e ofendojnë…

Zlatan Ibrahimovic ka publikuar foton e tij në Instagram dhe i ka vendosur vetes një pseudonim të ri.

I veshur me një jakë të zezë dhe një xhaketë lëkure, ai e quajti veten “Fonzie”, duke iu referuar personazhit të njohur të luajtur nga aktori Henry Winkler në serialin amerikan Happy Days.

Në kulmin e popullaritetit të serialit të transmetuar në vitet ’70 dhe ’80 të shekullit të kaluar, personazhi i Fonzie ishte sinonim i djemve të lezetshëm.

 

Mirëpo, postimi i Ibrahimovicit në Instagram nuk është pëlqyer nga të gjithë ndjekësit e tij.

Të paktë janë ata që e kanë inat për atë që ka bërë, pasi njoftimi i tij erdhi pothuajse në të njëjtin moment me konfirmimin e shtyrjes së ndeshjes mes Milanit dhe Bolognas.

“A e dinit që e shtynë lojën?”, e pyeti njëri prej ndjekësve, ndërsa një tjetër i shkruante se “ai është idhull, por na zhgënjeu se nuk ke personalitet dhe të mungon guximi”. Ka edhe nga ata që e shajnë me fjalë më të rënda.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share