Video e postuar në Facebook, në të cilin shihet një maturant mbi një makinë, ka shkaktuar reagime të shumta në publik.
Maturanti i cili ia tregoi gishtin e mesit punonjësit të policisë me të dyja duart, do të ftohet në stacion policorë, thonë nga MPB.
Prej atje njoftuan se e kanë konfirmuar identitetin e maturantit dhe ndaj tij do të dorëzojnë kallëzime përkatëse.