Shkup: “Maratona” festive e babadimrave!

GARA TRADICIONALE NË ORGANIZIM TË SHOQATËS “I PARI DERI NË MAJË”

Në Shkup u vërejtë një atmosferë festive por edhe garuese në maratonën e babadimrave.

Gara tradicionale me “babadimra” u organizua nga shoqata për sport dhe rekreacion “I pari deri në majë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pjesëmarrësit në maratonë vrapuan 2 kilometra nëpër rrugët e Shkupit të veshur me kostume të kuqe të babadimrit. Në garë morrën pjesë persona të të gjitha moshave.

Ata ishin të pajisur paraprakisht me kostume të babadimri.

Shumë prej tyre ishin duke bërë përgaditje por kishte të tillë që para garës shijuan kafen e mëngjesit nën rrezet e diellit.

Disa persona ishin më entuziastë se të tjerët për të fituar.

”Më shumë për argëtim dhe t’ia përcjelli porosinë gjyshes sime”

”Ndjehem shumë i emocionuar. Pres të fitojë sigurt maratonin”

”Ndjehem shumë mirë. Nuk kam shpresë se do të arrijë të vrapojë 2 kilometra”

Ndërsa organizatorët u kujdesën që çdo garues të pajiset me pije freskuese dhe të kenë të gjitha informacionet e nevojshme.

Për fituesit pa dyshim se kishte çmime por edhe pjesëmarrësit e tjerë patën ca surpriza. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share