“I vrau të gjithë, të gjithë” – Dëshmia tronditëse e nxënësit që u shtri pranë shokut të vdekur për t’i shpëtuar sulmit

Foto: Nikola Tomić, Shutterstock/Roman Bodnarchuk,
Foto: Nikola Tomić,

Pas masakrës që ndodhi mëngjesin e sotëm në një shkollë fillore në Beograd, Qeveria e Serbisë për sot pasdite ka caktuar një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku para opinionit do t’i drejtohen ministrat e arsimit dhe shëndetësisë dhe një përfaqësues i policisë.

Ndërkohë, po vijnë dëshmi të reja shqetësuese nga nxënësit që i mbijetuan sulmit, përcjell KlanM.

“U shtriva pranë mikut tim të vdekur. Edhe unë bëra sikur kisha vdekur. Kështu shpëtova veten”, thotë një nxënës, fjalët e të cilit i ka transmetuar nëna e tij për Telegraf-in serb.

Ajo shtoi se sulmuesi ka qenë shok i djalit të saj.

“Javën e kaluar djali im festoi ditëlindjen dhe ishte në festë. Nuk kishte asnjë tregues se ai do të bënte diçka kaq të tmerrshme. Ai kurrë nuk ishte i dhunshëm. Djali im është në shok”, tha ajo.

Nëna e shqetësuar tregon se si ka arritur të shpëtojë djali i saj, përcjell KlanM.

“Djali im ishte në klasë kur K.K ka hapur zjarr ndaj tyre. Ai shpëtoi nga vdekja e sigurt kur është shtrirë pranë shokut të tij të vdekur në momentin e të shtënave. Ai është shtrirë pranë tij dhe është shtirur si i vdekur. Në momentin që nuk ka dëgjuar më të shtëna është hedhur nga dritarja i gjakosur dhe erdhi në shtëpi, ku më tha: I vrau të gjithë, të gjithë!”, ka deklaruar nëna e nxënësit që i ka mbijetuar sulmit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share