”I nxehti afrikan”: Ekipe mobile kryqit të kuq nëpër Shkup (VIDEO)

NDIHMË QYTETARËVE GJATË VALËS SË NXEHTIT

Përse keni dal tash kur është kaq nxehtë?

“Kemi punë për këtë shkak. Zakonisht kur është nxehtë rrimë në shtëpi”.

Bllagoja dhe Mitko kishin kishin dal të kryejnë punë në Kadastër por zakonisht nuk dalin jashta kur temperaturat janë të larta. Ndërsa ekipet e kryqit të kuq u dhanë ujë dhe ua matën tensionin, raporton Klan M.

“Prej të hënës deri më sot çdo ditë kemi dal duke vrapuar pas dokumentave. Po e vendosi kapelën pasi shume djersitem.

Ekipet e kryqit të kuq në disa pika të qytetit po shpërndajnë ujë në stacionet e autobusave. Ndërsa më të moshuarve ua masin edhe tensionin. Kryesisht qytetarët shmangin të dalin në periudhën 11 deri 17 por disa kanë patjetër për të kryer ndonjë punë urgjente.

“Koha është pak e nxehtë, sidomas tash, sot është 1 korriku. Nuk e di se si do ta përballojmë” – tha Sulejman Topojani, qytetar.

“E kisha patjetër të dal të blej ilaqe. E di që nuk dilet jashtë prej orës 11 deri 17 por e kisha patjetër të blej ilaqe. Prej ku keni ardhur? Prej Shuto Orizares në Karposh” – tha Gani Jashari, qytetar.

Argjend Çilafi nga Kryqi i Kuq thotë se qëllimi i këtij aksioni është t’u ndalin në ndihmë qytetarëve.

“Për momentin gjindemi tek pika që veçmë ekipet kanë shpërndarë ujë. Dje kemi shpërndarë mbi 1500 bidona me ujë, ka pasur edhe tre asistime nga ekipet tona. Bëhet fjalë për matjen e shtypjes së gjakut tek peronat më të moshuar. Jemi në shume vende të qytetit dhe gjatë gjithë kohës lëvizim” – deklaroi Argjend Çilafi.

Në terrën janë 5 ekipe të Kryqit të Kuq që bëjnë shpërndarje të ujit prej orës 11 deri në ora 16. Aksioni do të zgjasë aq ditë sa temperaturat do të jenë të larta. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share