“I kontrollojnë LIKE-t” – Albet Musliu: ASH ka hyrë në fazën e diferencimit!

Analisti Albert Musliu në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin duke komentuar ngjarjet brenda ASH-së, tha se kjo parti ka qenë më seriozja dhe konkurrentja kryesore e BDI-së, e cila për kaq shumë vite është në pushtet. Ngjarjet në ASH, sipas tij, janë për të ardhur keq dhe se ndarja mes dy krahëve është bërë e madhe dhe janë shtuar tensionet.

“Te Aleanca janë në fazën e diferencimit. I kontrollojnë ‘liket’ (pëlqimet), kush kë e pëlqen. Është mëkat. Kjo definitivisht është luftë e brendshme, nuk është luftë principesh. Kemi ministra në të dy taborret. Kjo iu bën dëm të gjithëve”, tha mes tjerash Albert Musliu./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share