Hurmat e Arabisë konsiderohen një nga burimet më efikase për energjinë dhe shëndetin e trupit

Hurmat e Arabisë, një thesar i vërtetë i natyrës, janë jo vetëm të shijshme por edhe një burim i pasur ushqyesish që kontribuojnë në mirëqenien e përgjithshme. Në Maqedoni, konsumatorët kanë privilegjin të zgjedhin nga një gamë e gjerë varietetesh të këtyre frutave të mrekullueshme, secila me karakteristikat e saj unike dhe përfitimet shëndetësore.

Çdo varietet i hurmave të Arabisë sjell një kombinim të veçantë të shijes dhe ushqyesve. Hurmat Kalmi, me origjinën e tyre nga Omani, janë një zgjedhje e shkëlqyer për të luftuar diarenë, ndërsa Mabroom dhe Ambera janë të njohura për përmbajtjen e tyre të lartë të mineraleve dhe antioksidantëve.

Nuk duhet harruar edhe hurmat Khudri, të cilat janë një burim i shpejtë energjie, dhe Zahidi, të cilat ofrojnë një sasi të lartë të vitaminave dhe mineraleve që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Gjithashtu hurmat e ashtëquajtura Safawi dhe Sukarri, të dyja nga Arabia Saudite, janë të njohura për aftësinë e tyre për të trajtuar aneminë dhe për të ofruar një dozë të menjëhershme të energjisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share