Humbja nga City, nervozë tek Bayern / Mane godet me shuplakë Sane

Bayern humbi 3-0 nga Manchester City në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kampionët e Anglisë janë më afër gjysmëfinales me golat e Rodrigos në minutën e 27-të, Bernardo Silva-s në minutën e 70-të dhe Erling Haaland në minutën e 76-të. Skuadra e Thomas Tuchel kishte probleme edhe në dhomën e zhveshjes, shkruan Bild.

Dyshohet se ka pasur një përleshje mes Sadio Mane dhe Leroy Sane. Mane dyshohet se e ka goditur Sanen me shuplakë në fytyrë dhe shkak ka qenë debati i tyre pak para përfundimit të ndeshjes. Bild shton se situatat nga ndeshja u diskutuan në dhomën e zhveshjes, ku Mane dhe Sane përfunduan në një debat. Mane nuk ka dashur të heshtë dhe më pas ka pasur një përplasje fizike.

Mane ishte dukshëm nervoz pas ndeshjes, shkruajnë mediat angleze. Ai kaloi me nxitim gazetarët në zonën mikse dhe gjermanët shkruajnë se senegalezi ishte nervoz pasi u largua nga ekipi i parë kur u rikuperua nga një dëmtim i rëndë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share