NBA: Fitojnë San Antonio, Clippers e Nju Jork

Një fitore e skuadrës vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogu i tre ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të xhiros së katërt të kampionatit amerikan të basketbollit NBA.

Ekipi i San Antonio në një ndeshje dramatike në transfertë mundi ekipin Phoenix me rezultatin 115-114, me një kosh në sekondin e fundit të ndeshjes. Më efikas te  skuadra  fituese ishte Keldon Johnson me 27 pikë,  ndërsa te vendasit  Kevin Durant realizoi 26 pikë.

Në transfertë fitoi edhe skuadra e Nju Jork, që mundi 109-91 Cleveland, në një sfidë të dominuar nga miqtë. Më efikas te  skuadra fituese ishin Bronson e Rundle, me nga 19 pikë, Donovan Mitchell me 26 pikët ishte më efikas te vendasit.

Fitoren e vetme në cilësin e vendasit e shënoi Clippers duke e mundur ekipin Orlando me rezultat 118-102, falë 27 pikëve të veteranit Paul George.

NBA Rezultatet e tre ndeshjeve të zhvilluara sot

Cleveland Cavaliers – Nju Jork Knicks 91-109

Phoenix Suns – San Antonio Spurs 114-115

Los Angeles Clippers – Orlando Magic 118 – 102

Lexo gjithashtu
Total
0
Share