Humb kontrollin e makinës dhe bie në kanal, gjen vdekjen 28-vjeçari në Kavajë

Një i ri humbi tragjikisht jetën mbremjen e kësaj të enjteje në Kavajë, si pasojë e një aksidenti me makinë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”.

Viktima është një 28-vjeçar me iniciale B. Th., i cili dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe doli nga rruga, duke rënë në kanal.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share