Hoxhë Shaban Tahiri: Kurbani traditë nga pejgamberi Ibrahim

Në emisionin Happy Day sot ishte mysafir spefial Hoxhë Shaban Tahiri i cili foli rreth festës së Kurban Bajramit.

“Akti i therrjes së kafshës që e bëri Ibrahimi alejhi selam në vend të djalit të tij sepse ai ashtu e kishte interpretuar ëndrën e tij ndërsa kuptimi nuk ishte djali por Kurbani dhe me këtë e realizoi detyrën e tij Ibrahimi a.s” – tha hoxhë Tahiri.

Ai mes tjerash tha se edhe Muhamedi alejhi selam ka pasuar këtë traditë duke therrë kurban.

“Pejgamberi jonë Muhamedi alejhi selam kur u pyet për therrjen e kurbanit tha se kjo është traditë e babit tuaj Ibrahimit alejhi selam” – tha hoxhë Shaban Tahiri. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share