Hoxhaj: Kurti ta mbrojë Kushtetutën e Kosovës

Institucionet vëmendje te plani i zbatimit të propozimit evropian

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të kenë vëmendjen te plani i zbatimit të propozimit evropian.

“Kosova në këtë fazë pas asaj që Kurti i ka thënë po në Bruksel, duhet ta ketë vëmendjen kryesore te plani për zbatim. E them këtë si një njeri që kam qenë në negociatat në Vjenë, kur kemi negociuar për Pakon e Ahtisarit që çfarë shkruan në letër, ato parimet e përgjithshme për planin evropian. Qeveria do të duhej ta ketë vëmendjen është që të shoh sesi këto nene të kësaj marrëveshje ta kenë një plan të zbatimit i cili mbron interesat e Republikës së Kosovës. Tema kryesore tash është cili do të jetë plani i zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së.

Ai pas mbledhjes së kryesisë I ka kërkuar kryeministrit Kurti që ta mbrojë Kushtetutën dhe rendin kushtetues të Kosovës.

“Kërkojmë prej Kurtit i cili është marrë gjatë me temën e dialogut sa ka qenë në opozitë, i cili ka mbledhur përvojë gjatë sa ka qenë në opozitë tash ta ketë një dije funksionale dhe të negociojë në mënyrë shumë politike, shumë profesionale para se këto të zbërthehen në planin e zbatimit”, tha Hoxhaj.

Deputetët e Kuvendit kanë debatuar në një seancë që ka zgjatur deri në orën 2 të mëngjesit të së premtes për marrëveshjen që pritet të nënshkruhet nga pala kosovare dhe ajo serbe në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share