Berisha i drejtohet Ramës: Boll vodhe, ik

Nga protesta e opozitës, kryetari i PD-së Sali Berisha i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama të ikë duke e akuzuar se ka vjedhur boll.

Sali Berisha: Je treguar armik i egër i fjalës së lirë, ti ke përdorur për t’u mbyllur gojët e tyre. Ti ke përdorur prokurime për të vjedhur mediat. Ti shan gazetarët vetëm se ata bëjnë detyrën e tyre. Jam këtu për të garantuar shqiptarët se fjala e lirë do të jetë motoja e lirë dhe ata që guxojnë të prekin fjalën do të mjerohen. Në këtë shesh, disa oratorë folën të cilësuan hajdut, vjedhës, por e vërteta është se nuk do të doja kurrë nga kjo platformë të flisja për hajdutë dhe vjedhës, mirëpo më thuaj pak zotrote se çfarë mund të them unë ty kur pallatin e Surrelit e ke ndërtuar kur ke pasur 3 mijë euro të deklaruara, nga të erdhën ata para? Rama me firmat që ke vendosur për djegësat bashkë me Agaçin, Veliajn, Ahmetajn keni përvetësuar 120 milionë euro. Këto ditë doli se nga 60 milionë euro të dhëna për djegësin e Tiranës paratë kanë përfunduar të fshehura në konte pensionistësh të cilët nuk dinin asgjë. Skandali i djegësve është më i madh, por kaq të mëdha janë paratë e transferuara nga vjedhja e rrugëve.

Shqipëria është një nga vendet më të pasura në Evropë. Këto pasuri janë shndërruar në mallikim për shqiptarët sepse njësoj si dikur, sot ato shfrytëzohen nga oligarkë të lidhur me qeveritarë. Ju varfëroheni gjithnjë e më shumë sepse pasurinë jua grabisin qeveritarët. Nga ky shesh, në emër të këtyre qytetarëve të bëj thirrje: Boll vodhe, Ik! Shqipëria në rrezik sepse në rrezik është e ardhmja e saj, një komb që lind dhe rrit fëmijë për emigrim./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share