Hoxha: Zgjedhjet – referendum për të mposhtur ndikimin rus!

Zgjedhjet e 8 majit do të jenë momenti vendimtar për të ardhmen politike të shqiptarëve – tha në Klan Debat kreu I Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha.

PDE-ja, të hënën u bë pjesë e Frontit Evropian, kurse Hoxha zgjedhjet e ardhshme i ka cilësuar si referendum, sic tha, për të luftuar ndikimet anti-perëndimore dhe ruse në rajon.

“Por për momentin rëndësisa e këtyre zgjedhjeve është e barazvlefshme me një referendum, dhe e besoj se në anën tjetër në skenën politike, janë me influencë anti-perëndimore dhe me influenca ruse, dhe normalisht për t’i bërë ballë formave të organizimit politik në anën tjetër, duhet të keshë potencial. Kampi maqedonas e tregon këtë në mënyrë indirekte, ndërsa opozita shqiptare e bën në mënyrë indirekte. Kjo ka qenë vendimtare për formimin e këtij fronti, dhe besoj bindshëm se ky front do të fitojë”, tha Arjanit Hoxha.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Hoxha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të renditen kundër ndikimit rus dhe kundër formave hibride të ndikimit në rajon, duke përmendur zotimet parazgjedhore të liderëve politik në kampin politik maqedonas por edhe në atë shqiptar.

“Qëllimi I frontit është që të mos humben pozicionet që janë arritur deri më sot. Ju e shikoni që Mickoski del çdo ditë dhe thotë ta heqim balancerin, që unë sjam dakord.Kur skena politike është e ndjeshme dhe raportet shumë lehtë thyhen, dhe ne kemi një lider të opozitës që në vend që të thotë se do të ndërtojë kohezion dhe të vazhdojë përpara në rrugëtimin e BE-së, ai thotë se duhet t’ua parandalojmë të drejtat shqiptarëve.
Kemi poashtu një nga liderët e opozitës shqiptare që thotë ta bëjmë Maqedonë shtet të gjithë qytetarëve, ndërkohë për atë kushtetutë dihet se si ka ardhur dhe si ka qenë metoda e arritjes”,
tha Arjanit Hoxha.

Arjanit Hoxha, në Klan Debat, është shprehur I prerë se kusht për formimin e qeverisë së ardhshme do të jenë ndryshimet kushtetuese, zgjedhja e Presidentit nga Kuvendi, por edhe heqja e 20% për gjuhën shqipe./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share