Hoxha: Fronti Europian është opsioni fitues në këto zgjedhje, opozita u bashkua vetëm për interesa personale…

Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia tha se koalicionimi i PDE-së me Frontin Europian është opsioni fitues i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, duke numëruar dhe arsye se përse u bashkua në këtë koalicion.

“Kam treguar gatishmëri për të qenë pjesë e Frontit Europian, për një vlerë që do të duhet të garantojë arritjet të cilat janë arritur deri më sot si faktor politik shqiptar. E dyta për të ndaluar nga ana tjetër eventualisht ndonjë forcë politike nga kampi maqedonias, që nuk është në vijë të synimeve strategjike të rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, dhe e treta është të forcohet sa më shumë vota shqiptare për të qenë garancë edhe për integrimin në BE edhe për mbrojtjen e interesave dhe arritjeve të shqiptarëve për 20 vite rrugëtim politik. Mendoj se është opsioni fitues, dhe ai që garanton sigurinë e seriozitetit politik, kjo është dhe çështje primare që ne kemi vendosur të jemi pjesë e Frontit Europian”, tha Hoxha.

Hoxha shtoi se opozita shqiptare nuk ka seriozitet politik, por të njejtët funksionojnë vetëm për shkak të interesave personale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“ Nëse e shikoni veprimtarin politike të bllokut opozitar VLEN bëhet fjalë për grumbullim të disa individëve që duan të mbrojnë vetëm pozicionet e tyre lokale dhe nuk kanë synim më të madh, ndërsa zgjedhjet parlamentare janë për të gjithë vendit, dhe prandaj është çështje serioze politike ta lëmë në duart e tyre që mendojnë sot për nesër, dhe vetëm për interesa të ngushta dhe jo për atë që është fotografia e përgjithshme, për interesin e përgjithshëm të qytetarëve, por edhe ajo që është garanca për mbajtjen e orientimit euro strategjik të vendit”, deklaroi Hoxha. /TvKlan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share