Hoxha: Deklarata e Bujar Osmanit për planin e OSBE-së është protagonizëm, njejtë si Edi Rama me draft statusin për Kosovën…

Analisti politik Dibran Hoxha për Debat Plus ka shprehur kritika të ashpra ndaj sjelljes së disa përfaqësuesve shqiptarë në skenën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Bujar Osmanin, kryesuesin e OSBE-së. Hoxha argumenton se Osmani ka përdorur pozitën e tij për të promovuar veten, duke prezantuar një plan të deeskalimit para shefave të OSBE-së në Prishtinë dhe Beograd, veprim ky që sipas tij, shërben më shumë për protagonizëm sesa për ndikim të vërtetë.

“Bujar Osmani e ka përdorur sepse ka thënë unë e kam prezantu para shefave të OSBE-së në Prishtinë dhe Beogard këtë planin e deeskalimit, në rolin e kryesuesit të OSBE-së. Është e vërtetë ajo që thotë Afrimi nuk mundesh t’i të keshë aq ndikim, vetëm nëse e ke bërë për protagonizëm por me hartu komplet planin”, tha Hoxha

Hoxha thekson se roli i një shqiptari në pozitën e ministrit të Jashtëm dhe udhëheqës i një organizate ndërkombëtare si OSBE-ja kërkon përpjekje të sinqerta dhe jo veprime që synojnë të impresionojnë pa ndonjë substancë të vërtetë. Ai shprehet i shqetësuar nga tendenca e disa përfaqësuesve shqiptarë që, kur marrin përsipër detyra ndërkombëtare, fillojnë të tregojnë një lloj servilizmi dhe të shesin imazhin e një protagonisti të angazhuar, në vend që të përfaqësojnë me dinjitet interesat e shqiptarëve.

“Roli i të qenit shqiptarë në pozitën e ministrit të Jahtëm për të udhëheqë një organizatë siç është OSBE-ja, duhet të bëhet njëfar lloj përpjekjesh. Ajo që më pengon mua është se kur shqiptarët kur hynë nën petkun e përfaqësive ndërkombëtare, ja nisin pak që të servilosen dhe me shitë protagonizëm se ne jemi me juve. Neve na ka ardhë një prej Edi Ramës një lloj presioni duke na thënë se unë e kam hartuar draft statusin, dhe pastaj me Macronin thotë le të vazhdojë njëanshëm Kosova ta vazhdojë marrëveshjen. Edhe Bujar osmani ka dashur që këtë servilosje tja tregojë bashkësisë ndërkombëtare”, tha Hoxha./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share