Hovenier: Të themelohet Asociacioni – S`ka Republikë Srpska brenda Kosovës!

“I HABITUR ME KRIKTIKAT QË I BËHEN SRAFT-STATUTIT PËR ASOCIACIONIN”

 Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier, e konsideron obligim që të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij BE-ja e pret këtë veprim nga Qeveria e Kosovës ndërsa garanton që nuk do të lejohet një Republikë Serbe brenda territorit të Kosovës.

“Pozicioni i ShBA-së është bërë i qartë ne besojmë që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, që duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk duhet të ketë një qeveri të shtresës së tretë, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, ne nuk dëshirojmë një tjetër Republika Sërpska. Ne nuk duam diçka që do ta ndikonte negativisht funksionimin e shtetit të Kosovës”, tha Jeffrey Hovenier, Ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Gjatë një vizite në një kolegj në Mitrovicë të Jugut ai është i habitur me kritikat që i bëhen draftstaturtit të propozuar nga amerikanët dhe evropianët.

“Unë jam pak i hutuar nga kaq shumë komente, kaq shumë kritika të kësaj përpjekjeje, ne mendojmë se fokusi duhet të jetë në atë se si Kosova mund të ecë përpara me miratimin e këtij drafti dhe kalimin në Gjykatën Kushtetuese. Të gjithë ata që kanë thënë se duhet të jenë të koordinuar me ShBA-në, Perëndimin dhe Evropën duhet të shikojnë vazhdimisht që ky draf ka ardhur nga të gjithë miqtë e Kosovës në Evropë dhe në SHBA”, tha Hovenier.

E sheh si hap për depërshkallëzim të situatës inicimin e qytetarëve për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

“Më duhet të them se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjitha institucionet në të gjitha nivelet të bëjnë gjithcka që është e mundur për të lehtësuar zbatimin e plotë të këtij udhëzimi administrative që duhet  në rrugën që i siguron qytetarët që të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike”, tha Hovenier.

Ditë më parë, qytetarët e katër komunave veriroe kanë nisur kërkesë te kryetarët e kuvendeve komunale siç e parasheh udhëzimi  për largim të kryetarëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share