Tërmeti me magnitudë 7.8 që ka tronditur Turqinë dhe Sirinë ka sjellë momente paniku në të gjithë shtetin.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, menaxheri shqiptar, Bruno Dodi, tregon momentet e frikshme që kaloi, i cili ndodhej në një hotel në Adana, aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit.
“I vdekur në gjumë në hotelin tim në Adana. E gjithë ndërtesa dridhet si një Varkë. Ishte një tërmet, shumë i fuqishëm, 7.8 ballë. Më duhej të kërkoja në ‘Google’ se çfarë po ndodhte, direkt komunikova me futbollistin tim Jurgen Qemalin, i cili ndodhet ne kompleksin sportiv të Adana Demirsport, pak metra larg hotelit tim. Aty o qetësova kur çdo gjë ishte mirë. Mendova se ishte ëndërr në fillim, nuk e kam ndjerë kurrë më parë këtë termet kaq te fuqishëm me këto përmasa. Shpreh ngushëllimet e mia popullit turk dhe shumë miqve te mi këtu ne Adana”, shkruan Dodi.