Holanda zëvendëson ambasadorin e saj në Maqedoninë e Veriut

Televizioni Klan Maqedoni merr vesh nga burime mirë të informuara që Ambasadori Holandez në Shkup, Dirk Jan Kop, së shpejti do të largohet nga vendi dhe do të rikthehet në Holandë ku edhe e pret pensionimi nga diplomacia holandeze.

Ambasadori Kop do të zëvendësohet nga Ministria e Jashtme e Holandës me një diolomat tjetër dhe tashmë ky propozim ka arritur në Shkup. Ambasadori Kop ishte mbështetës i madh i Katica Janevës dhe Prokurorisë Speciale që përfundoi me skandalin prej 1.5 milion euro ryshfet nga Orce Kamçevi, i cili u përfshi në listën e zezë amerikane të shpallur nga Departamenti i Shtetit.

Gati se të gjitha rastet e Prokurorisë Speciale të themeluar në vitin 2016x akoma nuk kanë përfunduar me vendime të fuqiplota, ndërsa shumica e rasteve u vjetërësuan dhe u mbyllen pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share