KONFERENCË: “SFIDAT RAJONALE TË SIGURISË NË VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR”
Në Konferencën “Sfidat Rajonale të sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor”, të organizuar nga Qendra Presidenciale për arsim politik, ish-ambasadori amerikan në Shkup dhe aktualisht Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, ka theksuar se qëllimi i “Ballkanit të Hapur” është krijimi i ndjenjës së unitetit dhe mënyrës së funskionimit me fqinjësinë, njofton KlanM.
“Ballkani i Hapur” është krijimi i kuptimit të fqinjësisë së mirë. Ai bën që kufijtë të mos ndahen, por të bashkohen dhe ajo që është më e rëndësishme për cdo integrim rajonal, vecanërisht në Ballkanin Perëndimor, kufijtë duhet të hapen. Qëllimi i nismës është të gjenden mënyra bashkëpunimi mes fqinjëve por edhe dialogu Prishtinë – Beograd dhe situata në B e H, si sfida më të mëdha rajonale për momentin”, tha Kristofer Hill.
Në këtë konferencë është diskutuar edhe situata e sigurisë pas sulmeve hibride kundër Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, siç përcjell KlanM, theksoi për shkak të pozitës së saj të rëndësishme gjeostrategjike, në Maqedoninë e Veriut edhe problemet e sigurisë janë më serioze.
“Ne si MPB kemi paralajmëruar vite më herët. Tani në vendin tonë dhe në rajon po ndodhin ngjarje që ndodhën tre vite para invazionit rus në Ukrainë. Kjo dëshmon luftën hibride në rajon, me lajme të rreme dhe tentative për cënimin e perspektivave të RMV-së në BE”, tha Oliver Spasovski.
Në këtë konferencë, siç njofton KlanM, kanë marrë pjesë edhe Drejtori I Agjencisë për Kundërzbulim, Erold Musliu, Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Anxhela Ageler, drejtorë të fondacioneve partnere e të tjerë./KlanMacedonia/