Hidhet shorti pë sezonin e ri të Superiores, kampionati fillon më 19 gusht

Në hapësirat e FSHF-s, sot u hodhë shorti për sezonin e ri 2023-2024 të Kategorisë Superiore. Edhe në këtë kampionat elitar të Shqipërisë marrin pjesë 10 skuadra, ku në Supweriore kthehen Dinamo dhe Skënderbeu.

Kampionët në fuqi të Partizanit do të luftojnë për të mbrojtur “kurorën”, ndërsa të tjerët për t’ia rrëmbyer atë. Në merkato, duket se Tirana është përforcuar shumë, ndërsa skuadrat e tjera mbetet të shiohen, sidomos Vllaznia, Laçi dhe Teuta, që kanë humbur shumë nag lojtarët e sezonit të kaluar.

Kështu, goglat kanë përftuar një derbi kryeqytetas që në javën e parë, atë mes Dinamos dhe Tiranës. Për të parë derbin e parë të madh të kryeqytetit, Partizani-Tirana, për sezonin e ri, duhet të presim javën e gjashtë të Superiores.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kujtojmë se sezoni i ri i Kategorisë Superiore fillon më 19 gusht dhe do të përfundojë më 11 maj 2024. Katër fazave të kampionatit, si deri më tani, i është shtuar edhe “play-off”-i.

Ndeshjet e javës së parë të Superiores:

Partizani-Teuta
Laçi-Erzeni
Egnatia-Skënderbeu
Vllaznia-Kukësi
Dinamo-Tirana

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share