UEFA anulon ndeshjen AEK – Dinamo Zagreb

NË ATHINË VRITET NJË 29 VJEÇAR GREK, 98 TË ARRESTUAR

Skena të tmerrshme dhune pushtuan të hënën në mbrëmje Athinën në stadiumin e AEK-ut. Huliganët e Dinamo Zagrebit sulmuan tifozët e AEK-ut. Për pasojë ka humbur jetën një 29-vjeçar grek. Ai u vra me thikë.

Për shkak të vdekjes së një tifozi të AEK-ut, është anuluar  për kohë të pacaktuar ndeshja kundër Dinamo Zagrebit, që duhej të zhvillohej sonte në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Policia ka arrestuar në lidhje me këtë ngjarje 98 persona. Mes tyre janë 87 kroatë, një shqiptar, një austriak, një boshnjak, një gjerman dhe pesë grekë.

Po ashtu nga ngjarja kanë mbetur tetë persona të plagosur. Mes tyre një 17-vjeçar që ka goditje të forta në kokë pasi u godit me gurë. Në spital ndodhen të shtruar edhe 3 grekë e 5 kroatë të tjerë.

Menjëherë pas incidentin është realizuar një takim midis personave zyrtar të dy klubeve ku është shënuar edhe një konflikt verbal. Nga AEK-u thonë se fajtorë janë njerëzit nga Kroacia dhe UEFA-ja që sipas tyre nuk kanë bërë mjaft për të shmangur incidentet.

Në Greqi ka pakënaqësi edhe ndaj autoriteteve për shkak se nuk I kanë kontrolluar tifozët nëpër kufij.

Nëpër rrjete sociale shpërndahen pamje ku tifoët kroat janë vetorganizuar dhe me makina private janë drejtuar për në Athinë.

Sic thuhet rreth 200 pjesëtarë të “Bad Blue Boys” kanë udhëtuar përmes Shqipërisë, me qëllim që ta mashtrojnë policinë greke.

Gjatë rrugës janë vërrejtur dhe xhiruar dhe tani kanë marrë epitetin “Karvani i vdekjes”.

Kur kanë shkuar në Athinë, ata janë shoqëruar me tifozë të Panathinaikos, skuadër tjetër greke.

Klubi grek AEK ka publikuar fotografinë e 29-vjecarit Mihail, viktimës së dhunës së tifozëve.

“Mihail, asnjëherë nuk do të harrojmë. Kërkojmë dënim maksimal për vrasësit” – thuhet në një postim nga klubi AEK.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share