Më shumë se 50 raketa janë shkrepur nga Libani në Galile Panhandle dhe Kiryat Shmona gjatë natës së kaluar, ka njoftuar ushtria izraelite – duke theksuar se nuk raportohet për dëme apo të lënduar.
Në fillimin rreth 20 raketa janë shkrepur rreth orës 1 dhe 2:30 të mëngjesit – ku sipas ministrisë izraelite të Mbrojtjes, shumica prej tyre janë shkatërruar nga sistemi i mbrojtjes ajrore – pavarësisht se disa ranë në Kiryat Shmona, transmeton Telegrafi.
Ishte grupi militant Hezbollah që mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kishin shënjestruar Kiryat Shmona si hakmarrje ndaj sulmeve izraelite në Liban gjatë të shtunës, ku si pasojë u vranë tre punonjës të ekipeve emergjente në Froun.
IDF-ja tha se të paktën dy të vrarit janë anëtarë të lëvizjes Amal e afërt me Hezbollahun, dhe se sipas tyre po vepronin jashtë në një qendër të Hezbollahut në Froun.
Izraelitët kanë publikuar edhe pamjet e shkrepjes së raketave që fluturonin, dhe interceptoheshin nga “kupola e hekurt” sistemi i avancuar izraelit i mbrojtjes kundërajrore. /Telegrafi/