Një hetim i fundit nga komisioni parlamentar në Britaninë e Madhe ka zbuluar se ish-Kryeministri britanik Boris Johnson ka mashtruar qëllimisht parlamentin në lidhje me festat e organizuara gjatë Covid 19.
Komisioni bëri të ditur se nëse Johnson nuk do të dorëzonte mandatin, do të dënohej me 90 ditë pezullim për mashtrim ndaj parlamentit. Ai do të akuzohet për abuzim me detyrën gjatë periudhës kur ishte kryeministër.
Johnson, një nga politikanët më të njohur të Britanisë, u kundërpërgjigj duke përsëritur qëndrimin e tij për pafajësi dhe dënoi raportin prej 100 faqesh të komisionit. Ai i cilësoi gjetjet të pavërteta dhe gjithçka ka qenë e motivuar politikisht nga kunërshtarët e tij të Partisë Laburiste.
“E vërteta e tmerrshme është se nuk jam unë që e kam shtrembëruar të vërtetën për t’iu shërbyer qëllimeve të mia. Kjo është një ditë e tmerrshme për deputetët dhe për demokracinë. Ky vendim do të thotë se asnjë deputet nuk është i lirë nga hakmarrja, apo përjashtimi me akuza të sajuara nga një pakicë e vogël që dëshiron ta shohë atë të largohet nga partia”, u shpreh Boris.
Ish-Kryeministri ka qenë nën hetim nga komisioni që nga Qershori i kaluar, pas një hetimi edhe nga policia britanike. Deputetët që kanë marrë pjesë në këto festa, dëshmuan kundër kryeministrit për zhvillimin e festave gjatë kohës që pandemia Covid 19 po vriste mijëra njerëz në Britani.
Klan News