Përmbytjet në Libi u marrin jetën 3 mijë personave

10 mijë të zhdukur, shumë vende zotohen për të ndihmuar

Përmbytjet e rënda që kanë goditur  Libinë u kanë marrë jetën afro 3000 vetëve.  Më shumë se 1,000 trupa  të  pajetë u nxorrën në qytetin  bregdetar Derna gjatë orëve të fundit.

Ende nuk dihet ende saktësisht se sa persona rezultojnë të zhdukur në këtë fatkeqësi natyrore  por sipas vlerësimeve paraprake  dyshohet që numri i tyre të variojë nga 5,000 deri në 10,000 .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Siç tregojnë edhe këto pamje  dëmet materiale janë kolosale. Makina të përmbysura, rrugë të dëmtuara,  por edhe fusha të përmbytura janë vetëm disa nga pasojat që ka shkatuar stuhia Daniels e cila po ashtu shkaktoi përmbytje katastrofike dhe në Greqi.

Për të ndihmuar Libinë shumë vende të huaja janë zotuar të ofrojnë ndihmë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell në një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se Unioni po ndjek nga afër situatën.

Egjipti, Katari, Irani dhe Gjermania  janë ndër vendet  e tjera që  janë treguar të gatshme të dërgojnë ndihma.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share