Hendboll: KH Çairi vajzat në raundin e tretë të Kupave Evropiane përballen me Maccabi Arazim nga Izraeli

Në Vjenë të Austrisë është hodhur shorti për raundin e tretë për kupat Evropiane të hendbollit, Klubi i Hendbollit të vajzave Çairii ka mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të ballafaqohet në xhiron e tretë të këtij kompeticioni.

Pra, shorti deshti që skuadra nga Izraeli, Maccabi Arazim të jetë sfida e radhës e vajzave nga Çairi. Në ekipin e Çairit janë të kënauir me shortin edhe pse për kundërshtarin kanë shumë pak njohuiri po asaj që ato e kanë eliminuar ekipin e Kumanovës, por megjithate shpresojnë se me angazhim maksimal mund të shpresojnë në suksesin e radhës dhe të vazhdojnë aventurën Evropiane.

Ndeshjen e parë parashihet të zhvillohet më 3 apo 4 dhjetor këtu në Shkup., ndërsa ajo kthyese më 10 apo 11 dhjetor në Izrael.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë që sot skuadra e Çairit zhvillon ndeshjen e anuluar nga java e gjashtë e kampionatit në Superligën e vendit kundër ekipit Shapioni . Ndeshja në fjalë luhet sot me fillim në orën 17:30 në sallën sportive “Enver Idrizi”në Shkup.

Gazetar: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share