Sot klubi i hendbollit të vajzave Çairi, ka zhvilluar ndeshjen e parë në EHF CUP, kundër ekipit kampion të Holandës, VENLO e cila ka përfunduar me rezultatin 26-39 (10-19) për holandezet.
Skuadra holandeze një skuadër me përvoj të madhe në në garat europiane ka luajtur me një tempo të lartë dhe fitorja me rezultat të thellë nuk paraqet befasi duke pasur para sysh inverstimin në hendboll në Holandë.
Lojtare më efikase te Çairi ishin Nikolloska dhe Dukoska me nga 6 gola, ndërsa lojtarja më efikase në ndeshje ishte Lisane Krajsvajk me 11 gola të rez;izuara.
Ndeshja kthyes zhvillohet më 30 shtator në Holandë./KlanMacedonia