Ezgjan Alijoski largohet nga skuadra arabe

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alijoski ka ndërprerë kontratën me skuadrën e Al Ahly-t. Kjo ngjau për shkak se Al Ahly largohet nga liga e parë, e cila do të pasohet me ulje drastike të buxhetit për sezonin e ardhshëm dhe largimin e lojtarëve më të mirë, mes tyre edhe Alioski.

Informacionet nga Arabia Saudite thonë se gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një takim në mes të reprezentuesit të Maqedonisë së Veriut dhe drejtuesve të klubit, pas së cilës janë dakorduar kushtet për ndërprerje miqësore të bashkëpunimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share